United Hospital

Eurodeputeti suedez thotë se BE-ja s’duhet ta kërcënojë Kosovën për Ambasadën në Jerusalem, ka tri pyetje për Borrellin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Eurodeputeti suedez, Charlie Weimers, ka thënë se Bashkimit Evropian nuk duhet ta kërcënojë Republikën e Kosovës pas vendimit të Prishtinës zyrtare për ta hapur Ambasadën në Jerusalem si rezultat i marrëveshjes për njohje reciproke me Izraelin.

“BE-ja nuk duhet të kërcënojë Kosovën pasi ata vendosen të zhvendosen në kryeqytetin e Izraelit në Jerusalem”, ka shkruar Weimers.Ai gjithashtu i ka adresuar zyrtarisht pyetje edhe kreut te diplomacisë së BE’së, spanjollit Josep Borrell, duke e pyetur se pse Brukseli është ankuar për vendimin e Kosovës që të vendosë Ambasadën në Jerusalem.

“Pyetje për ministrin e Jashtëm të BE’së Josep Borrell : Pse BE u ankua dhe nxiti Kosovën të rishikojë vendimin për të hapur Ambasadën e saj në Jerusalem”, ka shkruar tutje ai, raporton Gazeta Express.

KKVITI

“Në vend se ta mirëpres plotësisht një marrëveshje historike, BE i bën thirrje Kosovës që të rikonsiderojë hapjen e Ambasadës në Jerusalem, duke thënë se është vendim “për të ardhur keq” sepse devijon nga pozicioni i BE-së. Lidhur me këtë qëndrim unë kam disa pyetje:

1.Pse zv.presidenti dhe Përfaqësuesi i Lartë konsideron që vendimi i sovran Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem është në kundërshtim me pozicionin e BE’së, duke pasur parasysh që politika e jashtme dhe e sigurisë mbetet një kompetencë kombëtare?

A po shqyrton BE’ja ndonjë sanksion kundër Kosovës pas këtij vendimi, nëse po, çfarë sanksionesh?Si mund të besojë BE’ja që, duke dekurajuar vendet nga hapja e Ambasadave në Jerusalem, Bashkimi Evropian kontribuon në promovimin e paqe në kontekstin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme?”, ka pyetur eurodeputeti suedez.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.