ARKATANA

Hoxhaj: Ndëhyrje politike brutale në Hagë, me fonde të BE-së po luftohet historia e Kosovës, po rehabilitohet Serbia

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj tha se kërkesa e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënim prej 180 vjetësh burgim për Hashim Thaçin dhe tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së është “ndërhyrje brutale politike”.

“Kërkesat e Prokurorisë Speciale për dënime ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk përbëjnë drejtësi të paanshme, por një ndërhyrje politike brutale që synon rishkrimin e historisë së Kosovës përmes një operacioni special, e cila në thelb përfaqëson përndjekje selektive ndaj Kosovës. Në vend që të trajtohet pushteti gjenocidal serb, vëmendja zhvendoset te rezistenca, duke kriminalizuar luftën çlirimtare dhe duke relativizuar agresionin shtetëror serb”, tha ai në një postim në Facebook.

Hoxhaj tha se “Serbia ushtroi dhunë sistematike, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës u shfaq si reagim i domosdoshëm ndaj këtij realiteti, si formë e mbrojtjes dhe rezistencës ndaj okupimit”.

“Çdo përpjekje për ta nxjerrë këtë luftë jashtë këtij konteksti përbën shtrembërim të së vërtetës historike”, tha ai.

HW

Duke u marrë ekskluzivisht me rezistencën dhe jo me aparatin shtetëror serb që kreu gjenocid, kjo gjykatë , sipas Hoxhajt, “krijon një barazi të rreme mes pushtuesit dhe të pushtuarit – kjo nuk shëron plagë, por prodhon relativizim moral dhe padrejtësi të reja”.

“Kriminalizimi i UÇK-së është sulm ndaj historisë së popullit të Kosovës. Çlirimi nuk është krim, rezistenca nuk është ndërmarrje kriminale dhe historia nuk mund të rishkruhet sipas narrativës së agresorit apo burokratëve në Bruksel. Drejtësia e vërtetë fillon vetëm kur emërtohet saktë pushteti që prodhoi dhunën dhe njihet legjitimiteti i luftës për liri. Pa këtë, çdo vendim mbetet një formë tjetër e padrejtësisë”, tha ai.

Hoxhaj tha se “fatkeqësia është se sot, me fonde të Bashkimit Evropian, po luftohet historia e Kosovës dhe po rehabilitohet regjimi gjenocidal i Serbisë, i cili kurrë nuk u përball realisht me drejtësinë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.