St.Pauli pëson disfatë në shtëpi, Paqarada luan 76 minuta
St.Pauli ka pësuar humbje në shtëpi nga Paderboni, në kuadër të xhiros së 25-të në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, shkruan “Zeri.info”.
St.Pauli humbi 0:2 nga Paderborni, në takimin që startoi nga minuta e parë mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada.
Mbrojtësi “dardan” u zëvendësua në pjesën e dytë, 14 minuta pa përfunduar ndeshja.
Skuadra e Paqaradës, St.Pauli është në vendin e 11-të me 32 pikë, Paderboni zë vendin e nëntë me 34 sosh.
Leart Paqarada pritet t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit mars. /Zeri.info


