Fundamenti

Si e mposhti karateisti Elhami Shabani nga Gjilani, kampionin botëror Iranianin Bahman Asgari në Stamboll

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Karateisti nga Gjilani, Elhami Shabani, i cili konsiderohet njëri nga adutët kryesorë për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, në Premier Ligën e karatesë e cila u mbajt në Stamboll të Turqisë nga pesë luftëra ka shënuar katër fitore, ndërsa në luftën për medalje të bronztë pa të drejt gjyqtarët i’a vodhën fitore duke e shpallur fitues karateistin nga Gjermania, Noah Bitch me rezultat 3-2.

Shabani i cili garon në kategorinë gjerë 75 kg ka impresionuar të pranishmit me luftërat të cilat u paraqitë në këtë turne të madh të karatesë duke marrë pjesë 64 karateistët më të mirë botëror.

Në luftën e parë Shabani kishte mposhtur karateistin nga Maqedonia e Veriut, në të dytën karateistin nga Spanja, të tretin nga Bullgaria, në luftën e katërt ka deklasuar kampionin aktual botëror karateistin nga Irani, Bahman Asgar, ndërsa në luftën e pestë Shabani është ndeshur me karateistin nga Gjermania Noah Bitch të cilën arbritrat ja vodhën fitoren.

“Isha shumë më i mirë në çdo element se karateisti nga Gjermania, edhe vet karateisti Bitch e ka pranuar edhe arbitri kryesor nga Maqedonia e Veriut e ka ngritur flamurin se fitorja më takon mua, por arbritrat tjerë më dëmtuan duke ma mohuar medaljen e bronztë, ndërsa shumë arbitra tjerë kanë theksuar se më është vjedhur fitorja e pastër si loti”, thekson Elhami Shabani.

Uji Dea

Karateisti Shabani në ballafaqim me Kampionin aktual të botës, Bahman Asgar, tregoi cilësi të jashtëzakonshme duke e deklasuar karateistin Iranian, Asgar.

“Gjatë gjithë kohës e kam pasur të lënduar një gisht të dorës i cili më shkaktonte dhimbje por ndaj kampionit aktual botëror i harrova ato dhimbje duke i dhënë një leksion të vërtet, ndërsa vet kampioni aktual botëror pas luftës më ka uruar duke pranuar se isha shumë më i mirë se ai. Kjo fitore për mua është një fitore që po më jep shumë shpresë se do të arrijë suksese në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ka theksuar për Rajoni Press, Shabani.

Për karateistin Elhami Shabani sfidë e vërtet mbetet udhëtimi me 6-9 qershor në Paris të Francës, në turneun më të madh botëror ku fitohen pikët olimpike për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”./rajonipress/