Trajneri Ismet Munishi prezantohet para futbollistëve dhe përzgjedh stafin e tij
Gjilan – Trajneri Ismet Munishi ka filluar aventurën e re me “kuqebardhet” e Gjilanit për një vit e gjysmë.
Njeriu i parë i SC Gjilanit, Florim Zuka, e ka prezantuar Munishin para futbollistëve duke mbajtur edhe seancën e parë të stërvitjeve.
Trajneri Ismet Munishi është përshëndetur me futbollistët dhe ka mbajtur një fjalim të shkurtë.
Munishi ka prezantuar edhe stafin e ri të punës, Agim Maliqi do të jetë ndihmës i parë i tij, Alban Hyseni gjithashtu do të jetë ndihmës i tij, ndërsa trajner i portjerave mbetet Enver Sermaxhaj.
Skuadrën e Gjilani nesër e pret një ndeshje mjaft e vështirë me Trepçën’89 duke filluar nga ora 13:00./rajonipress/

