Hidromorava

Trajneri Bylbyl Sokoli me futbollistët e tij vazhdojnë “gjumin dimëror”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në javën e 20-të të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Gjilanit edhe njëherë ka dëshpëruar, kësaj radhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës duke pësuar humbje ndaj Llapit në Podujevë me rezultat 3-1.

“Bardhekuqët” e Gjilanit pas eliminimit nga Kupa e Kosovës nga Istogu dhe barazimin në javën e kaluar me Feronikelin, edhe në këtë javë vjen humbja në të cilën siq duket në këtë kampionat skuadra e Gjilanit do të jetë sa për të përmbushur ciklin e garave.

Trajneri Bylbyl Sokoli pati ardhur me bujë të madhe por gjerë më tani asgjë nuk ka treguar, duke e futur Gjilanin në një krizë të rënd si nga loja poashtu edhe nga rezultati.

Ndeshjen e filluan më mirë vendësit, dhe në minutën e tretë kalojnë në epërsi Elvis Prenqi gjendet bukur në zonë duke mposhtur portierin Enea Koliqin 1-0.

Në minutën e 23-të, Mentor Zhdrellës golin ja mohon transversalja e Enea Koliqit.

Në minutën e 32-të, Valmir Veliu tenton dy herë të mposht Koliqin por në dy rastet Koliqi shpëton rrjetën e tij.

Eco Higjiena

Në fillim të pjesës së dytë në minutën e 47-të, Mentor Zhdrella shënon gol tejet të bukur nga distanca duke ngritur rezultatin në 2-0.

Pesë minuta më vonë në minutën e 52-të, nga goditja e dënimit shënon super gol duke mposhtur portierin Qoliq.

Në fund të ndeshjes në minutën e 90-të, Kushtrim Shabani shënon eurogol nga një distancë nga 30 metra duke e lënë të shtangur në vend portierin Enea Koliqin.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, pas 90 minutave deklaroi.
“Skuadra në pjesën e parë nuk ishte e përgjegjshme, goli i hershëm na qrregulloi, pati shumë konfuzione gjatë lojës dhe kjo humbje na ka prishur shumë plane”.

Ndërsa trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka theksuar.
“Nuk ka qenë lehtë ndaj Gjilanit që ka skuadrën më të shtrenjtë, ndeshjen e kemi marrë seriozisht dhe e dominuam, kjo fitore është meritë e futbollistëve. Unë e ruajta serinë ndaj Bylbylit që po zgjat tani e tetë vite”.

Në javën e 21-të, skuadra e Gjilanit ballafaqohet me Ballkanin në Gjilan./rajonipress/