Minatorët e Trepçës’89 ja “terrojnë” Dritës në Gjilan
Në javën e 20 të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Trepçës’89 nga Mitrovica ka arritur ta mposht kampionin aktual Dritën me rezultat 1-2 duke bërë befasi të dorës së parë.
Skuadra e Dritës po shihet se është në krizë, së pari pas eliminimit nga Kupa e Kosovës nga Prishtina por edhe fitorja ndaj Llapit ishte një fitore tejet e zbehtë.
Mysafirët arrijnë në epërsi në minutën e 14-të, Zeki Ademi pas një depërtimi të mirë në zonë pa problem e mposht portierin e Dritës, Leutrim Rexhepin.
Mysafirët përgatisin befasinë në minutën e 45-të, pas një kundërsulmi të shpejt Adenis Shala arrin ta kalon mbrojtësin Blakqorin e me gjuajtje precize mposht Rexhepin e Dritës 0-2.
Futbollistët e Dritës edhe pse kishin inciativë në fushë nuk arrinin të krijonin raste shënimi.
Në minutën e 80-të, pas trysnisë të madhe Kastriot Rexha arrinë vetëm të zbusë humbjen e skuadrës së tij në 1-2.
Me këtë humbje pozita për titull të kampionit vetëm sa është ndezur edhe më shumë, tri skuadrat Drita, Prishtina e Ballkani do të kenë fjalën kryesore gjerë në përfundim të kampionatit.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka deklaruar.
“Ndeshjen e filluam mjaft keq, asgjë nuk na eci në pjesën e parë, tentuam në të dytën të bëjmë diçka, por nuk arritëm, në ndeshjen e sotme kundërshtari na dënoi me kundërsulme”
Ndërsa trajneri i Trepcës’89, Shpëtim Idrizi, deklaroi.
“Kjo fitore për ne ka shumë rëndësi, i përgëzoj futbollistët për angazhimin e tyre morëm një fitore me plot meritë por edhe arbritrat këtë ballafaqim e ndajtën mjaft mirë”.
Në javën e 21-të Drita përballet në kryeqytet me Prishtinën./rajonipress/


