Kryeministri sot viziton Gjilanin
Kryeministri Isa Mustafa sot do të vizitojë komunën e Gjilanit me ç’rast do të vejë edhe gurthemelin e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Gjilan.
Fillimi i punimeve, përkatësisht vënia e gurthemelit do të bëhet në oborrin e Qendrës Spitalore, afër Institutit të vjetër në Gjilan.
Në këtë ceremoni do të marr pjesë përveç Kryeministrit Mustafa edhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, profesionistë shëndetësore dhe qytetarë të kësaj komune.


