UBT

Prishtina eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës në futboll

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Prishtina e Drita kanë zhvilluar ndeshjen e 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, njeherit ishte kjo ndeshja e parë pranverore pas pushimit dimëror.

Prishtina pas 120 minutave të ndeshjes ka arritur ta eliminon Dritën duke shënuar fitore me rezultat 1-0.

Futbollistët e Dritës gjatë 120 minutave asnjëherë nuk kanë arritur ta rrezikojnë portën e Prishtinës në mënyrë serioze.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi kapiteni Lorik Boshnjaku në minutën e 105, pas një goditje të fuqishme nga 16 metra gjen këndin e epërme të portierit Leutrim Rexhepit për të vulos këtë sfidë futbollistike.

Mobi Casa

Prishtinasit kishin rast për të shënuar në minutën e 21-të, por Endrit Krasniqi shpërdoron rast tejet të mirë.

Rast të mirë shënimi kishte edhe Leutrim Kryeziu në minutën e 63-të, por gjuajtja e tij shkon për disa centimetra larg portës së Dritës.

Skuadra e Prishtinës u tregua më e përqendruar në këtë ndeshje, ndërsa futbollistët e Dritës nuk arritën të qëndrojnë gjerë në fund të 120 minutave./rajonipress/