Fundamenti

Kosova kontakton Meritan Shabanin, pritet përgjigja

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Meritan Shabani është në bisedime me Federatën e Futbollit të Kosovës për të veshur fanellën e ‘dardane’.

Burime të Indeksonline afër futbollistit bëjnë të ditur që 21 vjeçari do të vendos shpejt për të ardhmen e tij.

Ish futbollisti i Bayernit të Mynihut, muajin e kaluar nënshkroi kontratë të re 3 vjeçare me Wolverhamptonin.

ARKATANA

Ekipi anglez e huazoi te VVV Venlo në Holandë deri në fund të këtij sezoni.

Në kohën sa ishte futbollist i Bayernit, Shabani ka luajtur dy ndeshje me grupmoshën U20 të Gjermanisë.

/Indeksonline/