Asistimi i bukur i Adnan Januzajt në fitoren e thellë të Real Sociedadit
Është mbyllur ndeshja mes Real Sociedadit dhe Cadizit.
Ndeshja e vlefshme për javën e 22-të i takoi Sociedadit me rezultat 4:1, shkruan “Zeri.info”.
Për fitoren e vendasve kontribuuoi edhe futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj.
Januzaj dhuroi asistim të bukur në minutën e 54-t për Isak.
Ndryshe, futbollisti istogas u paraqit nga fillimi deri në minutën e 63-të në këtë ndeshje. /Zeri.info


