Mobi Casa

Berat Gjimshiti luajti tërë pjesën e dytë në barazimin që prodhoi gjashtë gola mes Atalantës dhe Torinos

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Atalanta dhe Torino janë pajtuar me nga një pikë në duelin e javës së 21-të kampionale në Serie A, shkruan “Zeri.info”.

Rezultati final i këtij takimi ishte 3:3, me vendasit që ishin duke fituar 3:0 deri në minutën e 21-të.

Rikthimi i Torinos filloi në fund të pjesës së parë, kur u shënuan dy gola brenda tre minutave të fundit.

Mysafirët arritën të marrin një pikë nga ky udhëtim aspak i lehtë gjashtë minuta pa përfunduar takimi, me anë të Bonazzolit që realizoi për epilogun përfundimtar.

Eco Higjiena

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti u inkuadrua në lojë për “zikaltrit” në fillim të pjesës së dytë.

Ndërkaq, mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe portieri “dardan” Samir Ujkani e kanë ndjekur duelin nga stoli për Torinon.

Gjimshiti për 45 minuta sa ishte në fushë u vlerësua me notën 6.9 nga sajti “Whoscored.com”.

Ndryshe, me këtë pikë, Atalanta zë vendin e shtatë në tabelë me 37 pikë, kurse Torino është mbi zonën e kuqe (17) me 16 pikë. /Zeri.info