Kosovare Asllani si Cristiano Ronaldo, het-trik brenda tre minutave me Realin
Kosovare Asllani po shkëlqen me fanellën e Real Madridit.
Ajo ka realizuar tre gola në ndeshjen që Real Madridi e fitoi 3-1 kundër Valencias.
Ajo kompletoi het-trikun brenda tre minutave, duke shënuar gol në minutën e 67’, 68’ dhe 80’.
Goli i parë nga gjuajtja e lirë ishte si dikur kur shënonte Cristiano Ronaldo, derisa goli i dytë ishte gjithashtu i bukur, realizoi parabolë, raporton Gazeta Express.


