United Hospital

Kujtim Shala flet për dështimin e koalicionit me VV-në, fajëson Kurtin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka folur për prishjen e kolaicionit me VV-në, duke thënë se nuk ka pasur mundësi të shpëtohet ky koalicion.

Shala në emisionin “Pressing” në T7 thotë se ia kanë tërhequr vëmendjen kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Albin Kurtit si dhe e kanë lutur që të ketë kujdes më raportin që kishte ndërtuar me SHBA-të.

“Mendoj se jo, se përndryshe do ta kapërcenim atë situatë. Ju e dini që koalicioni u prish meqë partneri kryesor, kryeministri shkeli marrëveshjen që kishte me LDK-në. Por, ai kolicion në atë periudhë, unë mendoj që ishte në ditët e tij të fundit.

Po të vazhdonte në këtë mënyrë, ne do të largoheshim nga Qeveria. Gjatë atyre ditëve ne ia kemi tëherequr vëmendjen dhe e kemi lutur që të ketë kujdes me raportin që kishte ndërtuar, apo që po zhbënte me qeverinë e SHBA-së dhe jemi përpjekur që me shumë kujdes ti njoftojmë qytetarët”, tha Shala në T7.

United Hospital

Ai thotë se Kurti nuk hoqi dorë nga qëndrimet e tij, shkruan Gazeta Express.

“Por zotri Kurti nuk hoqi dorë nga qëndrimet dhe nga raporti që po agrabonte dita ditës, dhe ne ia kemi bërë të qartë se nëse nuk do ta ndryshojë këtë qasje, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asaj qeverie”, shtoi ai.

Ndërsa thotë se Agim Veliu ka qenë arsyeja e vërtet e prishjes së koalicionit, por edhe nëse Veliu nuk do të shkarkohej, ata do të dilnin nga koalicionin qeverisës, për shkak të raporteve të Kurtit me SHBA-të.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.