Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj Besim Gudës, dyshohet për shpërdorim të detyrës
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Besim Gudës dhe Hazir Hazirit të dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare. Prokuroria gjithashtu ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish drejtorit të spitalit Abdylatif Latifi.
Prokuroria Themelore, në Gjilan Departamenti për Krime të renda në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit gjeneral të Spitalit regjional në Gjilan, Besim Gudës (foto), dhe shefit (sekretarit të spitalit) për qeshje juridike Hazir Hazirit, edhe atë për dy vepra penale, për “shpërdorim të detyrës zyrtare”, që ka të bëjë me një tender për një aparat mjekësor, në vlerë prej 55.000 euro, për të cilin është bërë pagesa, pa vlerësuar komisioni kompetent për testim dhe pranim, dhe për veprën e dytë penale, sipas të cilës, në tokën (oborrin) e spitalit ka mundësuar shfrytëzimin kundërligjor pa kontratë dhe pa procedurë tenderimi një kompanie private, kinse me qira prej 500 euro, e duke mundësuar vendosjen e lokalit me material jashtë standardeve të kufizuara ligjore, raporton rajonipress.
Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar për rajonipress edhe kryeprokurori Jetish Maloku.
Ndërsa sipas informacioneve shumë të sigurta brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan, edhe ndaj ish- drejtorit të këtij spitali regjional, Abdylatif Latifi është ngritur aktakuzë për veprën penale, “shpërdorim i detyrës zyrtare”.
Ndryshe kjo është aktakuza e dytë ndaj të njëjtit, për shkak mosrespektimi të dispozitave ligjore mbi procedurat tenderuese, e duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm një kompanie private./rajonipress/


