Fundamenti

Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugëve në Gërmovë dhe Fshatin e Ri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në fshatin Gërmovë dhe Fshatin e Ri, sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve brenda këtyre fshatrave. Me këtë rast kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka dal në teren për të pare punët e sapo filluar. Ndërkaq banorët e këtyre lokaliteti falënderuar kryetarin Haliti për punën që po e bënë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këto vendbanime.

Vehbi Tahiri përfaqësues i fshatit Gërmovë duke folur për rëndësinë që kanë asfaltimi i rrugëve “Sahit Sylejmani, Dituria, dhe Ardhmëria” ndër tjerash tha së disa nga këto rrugë përngjanin rrugëve bujqësore që mund të kalosh vetëm me traktor. “Jam shumë i kënaqur me punën që po e bënë kryetari Haliti në Gërmovë, dhe deri me tani në këtë fshat janë realizuar disa projekte kapitale dhe për këtë jemi më të vërtetë falënderues. Gjithashtu dua të potencoi se këto rrugë kanë qenë në gjendje të mjerueshme dhe disa nga to kanë përngjarë rrugëve bujqësore” u shpreh Tahiri.

Uji Dea

Ai tha se që nga paslufta ky lokalitet ka qenë krejtësisht i harruar dhe anashkaluar nga institucionet komunale duke thënë se këtë praktikë e ka ndryshuar për të mire kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Përndryshe sot gjithashtu kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës “Luftëtarët” në Fshatin e Ri. Njëherit po vazhdojnë punimet në rivitalizimin e një pjesë të rrugës në qytetin e Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.