Haliti priti në takim Ipeshkvin Dodë Gjergji
Viti – Kryetari i komunës Sokol Haliti ka pritur sot në një takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës imzot Dodë Gjergjin, me që rast u bisedua për gjendjen aktuale dhe aktivitetet komunale.
Gjithashtu është biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes Institucioneve komunale dhe bashkësive fetare të kësaj komune.
Kryetari Haliti gjithashtu i ka ndarë një dhuratë modeste me qytetin e Vitisë, imzot Dodë Gjergjit./rajonipress/


