Fundamenti

Aliu: Në Kuvendin Komunal të Gjilanit, opozita është e privilegjuar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Cikli i konferencave të shefave të grupeve të subjekteve që përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ka vazhduar të enjten me Avdyl Aliun (LDK), i cili ka paraqitur vlerësimet e tij dhe të grupit të këshilltarëve, për punën e asamblesë komunale dhe ekzekutivit, gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Gjatë kësaj periudhe, janë mbajtur tri seanca të Kuvendit të Komunës, ku janë miratuar 16 vendime, 5 raporte, 2 rregullore si dhe rekomandime, informata e materiale të tjera me interes për jetën e qytetarëve të Gjilanit dhe assesi të ndonjë grupi të ngushtë.

Punën e Kuvendit Komunal e kanë lehtësuar në masë të madhe edhe komisionet e ndryshme si dhe Komitetet, si trupa ndihmëse profesionale.

Nëpër debate dhe dëgjime publike, që kanë qenë të mjaftueshme, kontributin e tyre, kush më shumë e kush më pak, e kanë dhënë edhe anëtarët e Kuvendit, ka thënë Aliu.

Aliu ka theksuar se në Kuvendin Komunal të Gjilanit vazhdon të mbizotërojë fryma e mirë dhe tolerante ndërmjet të gjitha grupimeve politike, që nga fillimi i punës së kësaj përbërje. Ekziston një vullnet i mirë për t`iu dhënë hapësirë të mjaftueshme dhe të pakufizuar në aspektin kohor të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Të gjithë kanë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në të gjitha proceset e punës së Kuvendit, ka thënë Aliu.

Uji Dea

Ai beson se asnjë anëtar i Kuvendit nuk e ka shpenzuar kohën në mënyrë të padobishme, duke i shërbyer një interesi të ngushtë, por duke u munduar që të bëjë një punë të mirë për interesa të qytetarëve të Gjilanit.

Në Kuvend është instaluar një demokraci që nuk ka ekzistuar deri më tani. Ndodhë shpesh që një asamblisti të opozitës t`i jepet fjala deri në tri herë për të njëjtën çështje.

Aliu tregohet i vetëdijshëm se mund të punohet edhe më mirë dhe më shumë. “Sigurisht se, gjithmonë ka vend për më mirë dhe më shumë se sa kemi bërë deri tani për interesat e qytetarëve të Gjilanit”, thotë ai.

Ai është shprehur i kënaqur edhe sa i përket bashkëpunimit me ekzekutivin.
Me qëllim të mbarëvajtjes së punëve në Komunë, ne si Kuvend kemi pasur një bashkëpunim të kënaqshëm me ekzekutivin dhe këtë e bëjmë për t`iu shërbyer sa më mirë interesave të qytetarëve të Gjilanit.

“Ky është një standard i ri se si duhet të ketë bashkëpunim ndërmjet vendimmarrjes dhe ekzekutivit për interesa të qytetarëve”, ka thënë Aliu.
Gjatë këtij tremujori, janë kryer disa punë që janë të dukshme për syrin e publikut, disa janë më pak të dukshme, por ka edhe të tjera punë që do të shihen në ditët dhe muajt e ardhshëm.
“Puna e kryetarit dhe e qeverisë komunale, e cila paraqitet në Kuvend, synon të nxisë një vështrim kritik të asamblistëve, qytetarëve, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, për të vendosur kështu një komunikim, i cili presim të rezultojë me ngritje të performancës”, ka thënë Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së.
LDK ka 14 këshilltarë në Kuvend Komunal./rajonipress

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.