Sokoli nuk ndalet, edhe në Ramjan ka nisur projekti i asfaltimit të tri rrugëve
Viti – Në fshatin Ramjan të Vitisë, sot kanë filluar punimet në realizimin e projektit për asfaltimin e tri rrugëve të këtij lokaliteti. Gjilani vazhdon me gjumin dimëror dhe me konferencat monotone duke e lodhur kështu qytetarin dhe duke mos u marr me projektet e tyre.
Në fillimin e punimeve të këtyre rrugëve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka theksuar se do të vazhdojnë me këtë ritëm të fillimit të punimeve në realizimin e projekteve infrastrukturore.
Në Ramjan do të asfaltohen rruga e Bregut, ajo e lagjes Zejnullahu dhe rruga në lagjen Azemi. Gjatësia e këtyre rrugëve sillet afër 1 km./rajonipress/


