Eko Higjiena

FSK është gati, pret vendimin për transformim

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka kompletuar tërë pakon ligjore dhe ka zhvilluar përgatitjet e duhura para se institucionet të marrin vendim për transformim në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kështu u tha gjatë dëgjimit publik me shoqërinë civile, lidhur me projektligjin për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për FSK, Shkelzen Sylaj, foli mbi procesin e rishikimit të Strategjisë të Sektorit të Sigurisë së Kosovës, rekomandimet e dala nga ky rishikim, si dhe procesin e planifikimit dhe përgatitjeve të Ministrisë për përgatitjen e ligjeve dhe amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Sylaj tha se Ministria për Forcën e Sigurisë gjatë gjithë procesit të punës rreth këtij procesi ka punuar ngushtë dhe në transparencë të plotë me Ekipin këshillues të NATO-s për MFSK-në(NAT), Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për Forcën e Sigurisë(NLAT) si dhe me organizatën DIR- nga shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, edhe drejtori i NAT-it, Dominic-Haydn Braithëaite, i cili me këtë rast tha se Ministria për FSK ka punuar fort në këtë proces në mënyrë që tërë pakon ligjore ta kompletoj dhe të zhvilloi përgatitjet e duhura para se institucionet të marrin vendim për transformim.

ARKATANA

Gjatë dëgjimin publik, nga ana e shefes, Sogojeva – Dermaku dhe personelit tjetër të zyrës major Brahim Kokollari dhe Burim Abazi u bë leximi nen për nen dhe pikë për pikë i ligjeve, si dhe të njëjtit u përgjigjen në pyetjet e parashtruara, si dhe dhanë sqarimet e nevojshme rreth temave, përmbajtjeve dhe formulimeve tjera.

Organizatave joqeveritare vendore të cilat merren kryesisht me çështje të sigurisë, paraqitën nga ana e tyre komentet, si dhe dhanë disa propozime të cilat do të analizohen ngaZyra Ligjore e Ministrisë në të ardhmen.

Nga ana e tij, Besfort Lecaj, përfaqësues i Organizatës Asociacioni Euro-Atlantik, i për gëzoj udhëheqësit e Ministrisë për organizimin e dëgjimit publik, si dhe parashtroj disa propozime për rishqyrtim dhe ndryshim eventual.

Sipas një komunikate të MFSK-së, në dëgjimin e sotëm publik për Projektligjin për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës ishin prezent përfaqësuesit e Qendrës Kombëtare për Studime të Sigurisë(QKSS), Asociacionit Euro-Atlantik i Kosovës, Instituti i Kosovës për Zhvillimin e Politikave(KIPRED),Qendra për Siguri, Zhvillim dhe sundim të Ligjit(DCAF), Agjencia shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale, Sekretariati i Këshillit Konsultativ për Komunitete-Zyra e Presidentit, si dhe organizata tjera të cilat merren me çështje të sigurisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.