Haliti vizitoi Shoqatën e Pensionistëve të Vitisë
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka vizituar sot ambientet e shoqatës së pensionistëve në Viti, me që rast është njoftuar për së afërmi me aktivitetin e kësaj shoqate, e posaçërisht me investimet që janë bërë në përmirësimin e kushteve.
Kryetari i Shoqatës së pensionistëve të Vitisë Xhemajl Rrustemi, ka theksuar se krahasuar me gjendjen në të cilën kanë qenë, tani kushtet janë dukshëm më të mira dhe i gjithë investimi që është bërë falë mbështetjes së institucioneve komunale dhe donatorëve.
Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, ka premtuar pensionistët edhe për mbështetje të tjera në përmirësimin e kushteve më të mira për ta./rajonipress/


