Eko Higjiena

Weber: Paqëndrueshmëria politike në Kosovë, po shihet me shqetësim nga shtetet perëndimore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Eksperti gjerman dhe njohësi i çështjeve politike, Bodo Weber ka thënë se krizat politike në Kosovë po ndikojnë në procesin e dialogut. Sipas tij këto zhvillime politike në Kosovë po shihen me shqetësim në kryeqytetet perëndimore.

Weber thotë se ndërhyrja e Ruchard Grenellit në negociata ka shkaktuar problem në ecurinë e dialogut.

“Bllokimi ka ndodhur kur SHBA-të ndërhynë në procesin e dialogut të drejtuar nga Bashkimi Evropian. Rivendosjen e negociatave veçanërisht e dëmtoi emisari Richard Grenell. Unë pres që Biden të përfshihet ën proces duke u bazuar në bashkëpunimin e ngushtë transatlantik”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bodo Weber.

Weber thotë se edhe mungesa e unitetit mes faktorit politik në Kosovë po ndikon në dialog.

Uji Dea

“Por do të thosha se problemi nuk është te ndryshimet e shpeshta të qeverive në Kosovë. Problemi që nga fillimi është tek shtetet kryesore të BE-së, që ndajnë pikëpamje të ndryshme për procesin e dialogut. Gjithashtu ekziston një mungesë uniteti prej 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës. Mungesa e unitetit nga Prishtina, natyrisht se po ndikon negativisht në dialog”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analiste gjerman e sheh si esenciale që dialogu të fillojë gjatë vitit që sapo kemi hyrë.

“Dialogu duhet të fillojë me një kornizë të qartë të diskutimeve në mënyrë që të ketë një marrëveshje përfundimtare mes palëve. Padyshim që paqëndrueshmërie e brendshme politike në Kosovë po shihet me shqetësim në shtetet perëndimore dhe zgjedhjet e reja nuk po iu japin zgjidhje problemeve të Kosovës”, deklaroi ndër të tjera Bodo Weber./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.