FIDANISHTJA

Hajnat e Prishtinës, Mitrovicës e Lipjanit kapen në Gjilan, shënjestër ishte Velekinca

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar një informatë se disa të dyshuar kishin tentuar të hyjnë në një shtëpi ne fshatin Velekincë për të vjedhur. Sipas informatës së ankuesit dyshohej se një veturë me targa 02 ishte parë, afër shtëpisë së tij. Që të tre të dyshuarit e lartshënuar gjatë kontrollimit në Bazën e të dhënave rezultojnë se janë të involvuar në shumë raste të “vjedhjeve të rënda” në qytete të ndryshme të Kosovës.

Njësiti patrullues së bashku me hetuesit e stacionit policor të Gjilanit, me urgjencë i janë përgjigjur rastit, dhe kanë arritur ta ndalin veturën KIA ngjyrë hiri metalike, Vetura e marr me qira në Prishtinë që drejtohej nga i dyshuari vozitës H.M. (1976) me banim të përhershëm në komunën e Prishtinës.

I dyshimti është sjellur në stacionin policor dhe është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku janë gjetur prova të qëndrueshme se ai së bashku me dy shokët e tij S.M. (1991) nga Mitrovica dhe B.H. (1982) nga Lipjani, kishin ardhur në Gjilan, më saktë në fshatin Velekincë për të kryer vjedhje nëpër shtëpi të ndryshme.

I dyshuari gjatë ikjes me veturë kishte humbur kontaktin me dy të dyshuar tjerë të cilët për momentin gjenden në arrati.

Hidromorava

Gjatë kontrollimit në Bazën e të dhënave është gjetur se i dyshuari H.M. ka edhe Urdhër arrest nga Gjykata themelore e Prizrenit për rastin “Vjedhje e Rëndë” lëshuar me 10.07.2015.

Që të tre të dyshuarit e lartshënuar gjatë kontrollimit në Bazën e të dhënave rezultojnë se janë të involvuar në shumë raste të “vjedhjeve të rënda” në qytete të ndryshme të Kosovës.

Njësitet të shumta të policisë së Kosovës si dhe Njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit, kanë kontrolluar të gjitha qendrat tregtare, rrugicat e ndryshme për rreth si dhe i tërë fshatin Velekincë, por për momentin dy të dyshuarit S.M. dhe B. H. nuk janë takuar dhe janë edhe më tutje në kërkim të Policisë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari H M. ndalohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.