United Hospital

Hoxhaj: Po rrezikohet zhbërja e shtetit, PDK-ja e vetmja që mund ta ndalë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër (PDK), Enver Hoxhaj, vlerëson se Kosovës po i rrezikohet zhbërja e shtetësisë.

Ai në një takim me Këshillin e Përgjithshëm dhe strukturat tjera të partisë, të enjten, ka marrë përkrahjen për të kandiduar për kryeministër në zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të janarit ose në shkurt, është bërë e ditur përmes një komunikate nga PDK-ja, përcjell Gazeta Express.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm e syçelë, sepse Kosova po rrezikohet nga brenda dhe nga jashtë. Ajo që është më e dhimbshme dhe absurde, po rrezikohet edhe zhbërja e shtetit, sidomos pas goditjes si të tillë të dy akterëve kryesorë të shtetësisë, z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli.”, ka thënë Hoxhaj, thuhet në komunikatë.

Mobi Casa

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja që mund ta ndalë shtetzhbërjen.

“Në këtë gjendje të krijuar, vetëm PDK-ja është garancë e fortë që do të ndalë zhbërjen. Dhe PDK-ja do ta bëjë këtë”, citohet të ketë thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.