ARKATANA

Mobilizohen strukturat e LDK-së në Gjilan, frymë e jashtëzakonshme e unitetit për zgjedhjet parlamentare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nën udhëheqjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur takimi me strukturat e partisë, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, ku janë zhvilluar disa takime në grupe më të vogla për shkak të respektimit të masave anti-COVID-19.

Qëllimi i takimit ka qenë përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen pas disa javësh, ku edhe është aktivizuar shtabi zgjedhor, të cilit do t’i prijë kryetari i Degës, Lutfi Haziri.

Këto takime janë zhvilluar me frymë të jashtëzakonshme të unitetit e mobilizimit, në mënyrë që të arrihet fitorja e madhe në zgjedhjet parlamentare.

ARKATANA

Kryetari i Degës, Lutfi Haziri, i ka falënderuar të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen enorme në të gjitha zgjedhjet që janë mbajtur.

Ai konfirmoi se janë aktivizuar afro 1 mijë veprimtarë në Gjilan, të cilët do të punojnë natë e ditë për fitoren e madhe.

“Të gjithë burrave e grave, të rinjve e të rejave, ju them faleminderit pafund për mbështetjen e vazhdueshme. Lista e LDK-së për deputetë do të jetë listë reprezentative e me integritet të lartë, të cilët komunës sonë do t’i sjellin programe për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve. Unë apeloj të gjithë rugovistët që si gjithmonë të punojnë natë e ditë, për ta bërë dallimin e madh me partitë tjera”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.