Mobi Casa

Lajçak e lë të hapur mundësinë e ndryshimit të kushtetutave të Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak vlerëson se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë nënkupton edhe ndryshme ligjore në nivel kushtetues tek të dyja vendet.

Diplomati sllovak që është i ngarkuar për ndërmjetësim të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se nëse arrihet pajtueshmëria mes dy shteteve është e nevojshme që të ketë rregullime ligjore.

“Sidoqoftë, pasi që vendet të arrijnë një marrëveshje ndërkombëtare, rregullimet e nevojshme ligjore ka të ngjarë që të jetë të nevojshme që të përfshihen në nivel kushtetues, në mënyrë që të integrohet ajo për të cilën është gjetur pajtueshmëria dhe është nënshkruar sipas rendit të brendshëm ligjor. Kjo vlen si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Për më tepër, marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme për normalizim të marrëdhënieve në mes të dyja palëve”, ka thënë ai për klankosova.tv

Lajçak i cili ka marrë mandatin e ndërmjetësuesit të BE’së do t’i udhëheqë bisedimet mes palëve deri në prill 2021 me mundësi të zgjatjes së mandatit.

FIDANISHTJA

Dialogu mes dy shteteve ka rifilluar në korrik të këtij viti pas 20 muajsh ndërprerje.

Takim i fundit ishte më 10 dhjetor në nivel të ekspertëve, ku kanë diskutuar për pronat dhe pretendimet e përbashkëta financiare.

I dërguari i BE’së, ka paralajmëruar raundin e ri të bisedimeve në vitin 2021 pa specifikuar muajin e saktë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.