Asfaltohet rruga “Mehmet Demelezi”, vazhdohet me rrugë të tjera
Viti – Në fshatin Sllatinë të Poshtme të Komunës së Vitisë, sot kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës “Mehmet Demelezi” rrugë kjo e cila pos që lidhë banorët e lagjes Demelezi, Mjak dhe Frangu çon edhe në drejtim të varrezat e këtij fshati. Përndryshe po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve rurale në lokalitetet e ndryshme të komunës së Vitisë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se asfaltimi i kësaj rruge është bërë në afatin optimal dhe me standardet e kërkuara të projektit të paraparë. “Asfaltimi i rrugëve “Mehmet Demelezi”,”Gjlebina” rrugës që lidhë Sllatinën e Epërme me fshatin Pozheran pastaj i rrugëve “Muhabi Nuhiu”, “Saqip Hoxha” dhe “Azemi” është në vazhdën projekteve të asfaltimit të rrugëve rurale të komunës sonë, ku gjatë këtij viti kemi planifikuar të asfaltojmë 38 rrugë” u shpreh Kryetari Haliti.
Përndryshe banorët e këtij lokaliteti e kanë mirëpritur asfaltimin e këtyre rruge./rajonipress/


