United Hospital

PDK-ja kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje, nuk i pranon sjelljet e LDK-së dhe VV-së në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje, shkruan Gazeta Express.

Në një konferencë për media, Tahiri thotë se PDK-ja i vlerëson të papranueshme sjelljen e LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu edhe të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanajn i cili sipas tij, pasi ofendoi familjet e të pagjeturve erdhi prapë në sallën e Kuvendit.

“Neve cdo ditë na vdesin 15 deri 20 qytetarë në ditë, si pasojë e moskujdesit nga COVID-19. Në anën tjetër e kemi një degardim në Parlamentin e Kosovës. Kjo qeveri e këta kryeministra që kanë dal pas 6 tetorit nuk e kanë hallin e arsimit. Pra sot kemi një shumicë parlamentare e cila nuk arrin kurrë ti ketë mbi 35 deputetë në Kuvend. Edhe ne si Opozitë nuk i kemi numrat që ta qojmë vendin në zgjedhje. Ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje”, thotë Tahiri.

Fundamenti

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.

Deputetët e VV-së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.