Mustafa: Qëllimi i Qeverisë, rritja e numrit të punëtorëve
Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka vizituar sot fabrikën e stiroporit “Daka Term” në Pozhoran të Vitisë.
Me këtë rast kreu i ekzekutivit tha se këto vizita po i bën me qëllim që të shoh nga afër të arriturat e bizneseve dhe prodhimeve vendore krahas lehtësirave që i bën Qeveria.
Ekzekutivit, sipas Mustafës edhe më tutje vazhdon të ketë qëllim, rritjen e numrit të punëtorëve dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend.
Nga ana e tij, Artan Ostërgllava menaxher në këtë fabrikë falënderoi kryeministrin për lehtësirat që iu kanë bërë bizneseve të tilla sa i përket heqjes së TVSH-së për blerjen e lëndës së parë, njofton Klan Kosova.


