Uji Dea

Hynë me traktor nga Serbia ilegalisht

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Në fshatin Hodonovc, të Kamenicës një i dyshuar i panjohur është vërejtur se ka hyrë ilegalisht me një traktor nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës dhe i dyshuari me të vërejtur njësinë policore ka braktisur traktorin dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Uji Dea

Gjatë kontrollit në traktor është vërejtur se ka vegla të ndryshme bujqësore si dhe një sasi të konsiderueshme të parfumeve. Në konsultim me prokuronin traktori së bashku me mallin janë konfiskuar njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/