KKVITI

Në Livoq të Ulët, policia konfiskon pushkë e karikator

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës njësiti i hetimeve në bazë të urdhëresës të Prokurorit të Shtetit Departamenti për Krime të Renda është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit i lindur 1960, me vendbanim në fshatin Livoq i Ultë në Gjilan.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një pushkë automatike AK-47, një (1) karikator dhe 102 copa fishek të kalibrit 7.62 mm.

ARKATANA

Bastisja është realizuar në prezencën e dy dëshmitarëve në përputhshmëri të plotë me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës. Armët dhe municioni janë konfiskuar nga policia. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, rasti dorëzohet në procedure të rregullt njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/