FIDANISHTJA

Lirim Kastrati: Nuk ka rëndësi goli, por fitorja e ekipit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lirim Kastrati ndihet i lumtur me golin e tij të parë te Kosova dhe fitoren e Dardanëve ndaj Moldavisë.

Kosovës ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e gjashtë apo të fundit të grupeve në edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe kjo fitore ka bërë që Dardanët të mbesin pjesë e Ligës C.

Goli i vetëm në këtë përballje erdhi në minutën e 31-të nga Lirim Kastrati dhe kjo fitore e ka bërë të lumtur shënuesin e golit të fitores.

“Kam pas temperaturë para lojës dhe nuk kam qenë shumë mirë, por me rëndësi është që pas dhjetë ndeshjeve fituam dhe nuk ka rëndësi për mua se a shënova unë apo jo”, ka thënë fillimisht Kastrati pas ndeshjes.

Mobi Casa

“Jo vetëm unë, por gjithë ekipi ka bërë paraqitje të mirë”, shtoi sulmuesi.

“Normalisht se jam i lumtur për golin dhe vetëbesimi do të më rritet sa herë që luaj më shumë minuta”.

Kastrati u pyet edhe për lidhjen e tij dhe postimin e fundit me një vajzë në rrjetet sociale, por djaloshi tha se dëshiron të fokusohem tek futbolli dhe njerëzit të e njohin nga paraqitjet dhe jo nga jeta private. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.