United Hospital

Behrami synon të bëhet trajner në të ardhmen

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Mesfushori kosovar, Valon Behrami, ka treguar se ka nisur ta ndjekë kursin për ta fituar licencën e trajnerit, punë të cilën synon ta bëjë pas pensionimit si lojtar aktiv.

Ai ka theksuar se pandemia ka ndikuar që ta ndërpresë ndjekjen e ligjëratave, por ka shtuar se do t’i rifillojë “online”.

“Unë u regjistrova vitin e kaluar në kursin për trajner, por situata me koronavirus ka krijuar telashe, por së shpejti do ta vazhdoj kursin online”, ka thënë Behrami në një intervistë për “Demenica Sportiva”.

Fundamenti

Behrami ka theksuar se pandemia ka ndikuar negativisht edhe në fushë. Ai ka shtuar se emocionet e një ndeshje nuk janë si më parë. Por, është i bindur se kjo situatë do të tejkalohet shumë shpejt.

35-vjeçari nga Mitrovica është pjesë e Genoas që garon në elitën e futbollit të Italisë. Ai ka bërë karrierë të madhe, derisa kontribut të madh ka dhënë edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës.

https://www.albinfo.ch/behrami-synon-te-ardhmen-te-jete-trajner/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.