Hidromorava

“Në Kombëtare luajnë lojtarët më në formë, festën e kemi lënë pas Bjellorusisë”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dikur linte shenjë me lojën e tij në fushë me Tiranën dhe kuqezinjtë, tanimë kërkon të lërë shenjë nga stoli në detyrën e zëvendës-trajnerit të kuqezinjve.

Bëhet fjalë për Ervin Bulkun, i cili ishte i ftuar në “Sport Time” këtë të hënë dhe foli për suksesin ndaj Kazakistanit, por dhe për gjendjen e kuqezinjve në prag të një sfide të rëndësishëm si ajo me Bjellorusinë, ku skuadra duket në gjendje optimale.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen e djeshme ndaj Kazakistanit?
Sigurisht që po, por tani kemi nisur të përgatitim ndeshjen e radhës. Po analizojmë ato që bëmë mirë dhe ato që gabuam dje, për t’i korrigjuar dhe për të bërë më të mirën në ndeshjen e radhës.

ARKATANA

A ju vë ndopak në presion fitorja e djeshme e Bjellorusisë?
Ne duhet të fitojmë me çdo kusht ndeshjen me Bjellorusinë, pasi nëse duam të arrijmë në vendin e parë në grup, na duhen tre pikët. Mundësitë i kemi dhe çdo gjë e kanë lojtarët në këmbët e tyre.

Si u përjetua në pankinë goli i Cikalleshit, që ishte i pari i realizuar në “Air Albania”?
E përjetuam shumë mirë golin e Cikalleshit dhe normalisht që e festuam, por gjithçka mbaroi me mbylljen e ndeshjes, pasi menjëherë u nisëm në vendgrumbullim dhe filluam të mendojmë për ndeshjen e radhës.

A mendoni se pavarësisht rinovimit, skuadra ka nevojë edhe për veteranë si Memushaj e Abrashi, që sot ishin nga më të mirët?
Çdo futbollist ka moshën apo ciklin e tij, por në ekipin kombëtar thirren gjithmonë ata që janë në formën më të mirë. Përfaqësueset nuk janë si një skuadër të cilën e stërvit çdo ditë, por grumbullohen vetëm me raste dhe normalisht që luajnë ata që janë në gjendje më të mirë. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.