Arrestime të shumta në Gjilan
Gjilan – Në tri lokacione të ndara policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët janë dërguar në burgun e Gjilanit dhe Dubravës.
Në rrugën “Mulla Idrizi”, në Gjilan në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.
Edhe një rast tjetër në rrugën “Mulla Idrizi”, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Gjilanit është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit.
Kurse në rrugën “Haki Myderizi”, në Gjilan në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Gjilanit është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit./rajonipress/


