UBT

Volejbollistet e Dritës nuk munden t`i bëjnë ballë skuadrës nga Çekia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta” në Gjilan, pa praninë e shikuesve për shkak të masave të pandemisë COVID -19, është zhvilluar ndeshja e 1/16 së finalë së Kupës së CEV në mes Dritës dhe skuadrës nga Çekia, Selmy Brno.

Volejbollistet nga Çekia me një përvojë të gjatë në arenën ndërkombëtare dhe me volejbolliste me eksperiencë të gjatë siç ishin Sona Novakova e cila në supet e saja kishte 45 vjeç, Helena Horka 39 vjeçare e Marketa Chlumska 38 vjeçare, dëshmuan cilësi të lartë në mes rrjetave duke mos ju dhënë asnjë rast volejbollisteve të reja të Dritës.

Për volejbollistet e Dritës kjo ishte një ndeshje që më tepër të fitojnë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Mysafiret në tri setet dominuan duke e mposhtur Dritën me rezultat 3-0.

Uji Dea

Volejbollistet Gjilanase në disa etapa gjatë tri seteve kundrejt volejbollisteve me përvojë nga Çekia dëshmuan se skuadra “bardhekaltër”, në mesin e saj ka talente dhe ardhmëri në volejbollin e Kosovës.

Ndeshja u përmbyll në setin e parë me rezultat 14-25, seti dytë 19 -25 dhe seti i tretë 18-25.

Sipas marrëveshjes në mes dy klubeve për shkak pandemisë së COVID -19, ndeshja e dytë në mes këtyre dy skuadrave zhvillohet nesër duke filluar në ora 20:00 në Palestrën “Bashkim Selishta”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.