Në Kravaricë të Gjilanit arrestohen dy të dyshuar, policia konfiskon narkotikë dhe para të gatshme
Gjilan – Në fshatin Kravaricë, të Gjilanit janë arrestuar dy të dyshuar pasi tek të njëjtit janë gjetur 101.2 gramë substancë narkotike e llojit heroinë. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar mjete për matjen, paketimin dhe përpunimin e substancës narkotike para të gatshme 120 euro etj.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


