Eko Higjiena

Bllokohet Ligji i pagave, vazhdon luksi i militantëve

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Një nga ligjet bazike për funksionimin transparent të shtetit, përmes të cilit duhet të sigurohet edhe shpërblimi meritor për zyrtarët të lartë, ligj që kërkohet vazhdimisht edhe në raportet vjetore të Komisionit Evropian, e që nuk po bëhet për qëllime të përfitimit të kundërligjshëm material të militantëve të politikës, të instaluar në institucione, vazhdon të jetë Ligjit për pagat e zyrtarëve të lartë publikë.

Zyrtarët e lartë ia caktojnë vetes shpërblimet sa të kenë qejf.

Eksperti i fushës së legjislacionit, Mazllum Baraliu, i cili edhe personalisht ka qenë i angazhuar në hartimin e Ligjit për pagat e zyrtarëve të lartë, i tha gazetës se ky dokument thjesht është bllokuar vetëm për interesa të vazhdimit të shpërblimit të militantëve politikë gjithandej në institucione, duke shfrytëzuar mungesën e një ligji të tillë bazik, i bllokuar në mënyrë të qëllimshme, shkruan sot Gazeta Kosova Sot.

Një nga ligjet bazike për funksionimin transparent të shtetit, përmes të cilit duhet të sigurohet edhe shpërblimi meritor për zyrtarët të lartë, ligj që kërkohet vazhdimisht edhe në raportet vjetore të Komisionit Evropian, e që nuk po bëhet për qëllime të përfitimit të kundërligjshëm material të militantëve të politikës, të instaluar në institucione, vazhdon të jetë Ligjit për pagat e zyrtarëve të lartë publikë.

Eco Higjiena

Deputetja Xhevahire Izmaku, nga PDK-ja, anëtare e komisionit parlamentar për Administratë Publike dhe Medie, thotë se qëllimi i kthimit të këtij ligji në Qeveri është eliminimi i diferencave të mëdha në sistemin e pagave që parashihen në projektligj, prandaj derisa të ndodhë një rishikim kualitativ nga Qeveria ai ligj si i tillë nuk mund të kalohet në Kuvend. “Është e vërtetë që ka jashtëzakonisht shumë diferenca të pajustifikueshme në mes të kategorive të ndryshme të punonjësve fillimisht, e më pastaj edhe të zyrtarëve të lartë, ka plot kategori të cilat përfshihen në Ligjin për pagat e zyrtarëve të lartë. Ka qenë në mandatin e kaluar në komision, është trajtuar dhe me propozimin e komisionit nuk ka kaluar, nuk është përcjellë fare në Kuvend, për arsye se sponsorimi, i cili ka ardhur nga ana e Qeverisë, realisht ka qenë i papranueshëm për anëtarët e komisionit dhe në këtë vlerësim anëtarët e komisionit që të gjithë kanë qenë unikë në kundërshtimin e këtij projektligji, me konstatimin se nuk ka kategorizim të mirëfilltë”, tha Izmaku për “Kosova Sot”.

Partive u interesojnë vetëm militantët

Opozita dhe ekspertë e kësaj fushe konsiderojnë se bllokimi i këtij ligji nga politika në pushtet është një skenar i paramenduar mirë, që i konvenon vetëm politikës në pushtet, pavarësisht që mosmiratimi i tij në standardet që kërkohen edhe sipas BE-së ka ndikim në koston buxhetore të shtetit, por që përfitojnë vetëm grupet e rrjetit të organizuar të oligarkisë politike në pushtet. Deputeti Ismail Kurteshi, nga Lëvizja “Vetëvendosje”, thotë se është fare lehtë të kuptohet arsyeja e zvarritjes së këtij ligji, sepse fillimisht duhet të shihet se kush punon në 2-3 e më shumë vende pune në këtë kohë të papunësisë së lartë dhe varfërisë në Kosovë dhe e kuptoni kujt i shkon për shtati zvarritja. “Ky ligj, si edhe ligji për privilegjet e ish- zyrtarëve dhe ligje të tjera që pengojnë keqpërdorimet financiare të zyrtarëve të lartë vazhdimisht po shtyhen, edhe pse për procedimin e këtyre ligjeve ka shumë nevojë vendi dhe shpesh edhe BE-ja kërkon aprovimin e tyre. Zvarritja e këtyre ligjeve dhe angazhimi për aprovimin e ligjeve që ofrojnë privilegje të reja për zyrtarët siç është ai për pensionet suplementare të deputetëve, që u anulua nga Gjykata Kushtetuese, me kërkesën e Avokatit të Popullit, dëshmojnë qartë se klasa politike në këtë vend preokupim parësor e ka rahatinë e vetvetes dhe militantëve të tyre partiakë”, tha Ismail Kurteshi për “Kosova Sot”.

Përfitues të këtij bllokimi janë partnerët në koalicion, PDK dhe LDK, edhe sipas deputetit Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën.“Kjo u konvenon kryesisht bandave të Hashimit e të Isës, të cilat janë duke e zhvatur shtetin nëpërmes të pushtetit kriminal dhe rrjeteve të tyre mafioze, që marrin edhe deri në 8 rroga nga buxheti i shtetit, ngase kanë nga 2 apo 3 vende pune. Madje me orar të rregullt, që i bie se edhe sikur të kishin qenë ufo mundësi teorike që një person në të njëjtën kohë me qenë në dy apo tre vende pune. Ky është marifeti i tyre për ta zhvatur shtetin”, tha Zafir Berisha për “Kosova Sot”.