Gjatë bastisjeve në tri shtëpi policia konfiskon para, telefona, kamera, USB dhe armë
Gjilan – Me 05.11.2020 lidhur me rastin e ndodhur më 28.06.2020 me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpive dhe objekteve përcjellëse pronë e tre të dyshuarve. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe i janë konfiskuar 40 franga, shtatë orë dore, dy telefona, 305 euro para të gatshme, DVR e kamerave të sigurisë 2 USB dhe një pistoletë me 14 fishekë 7.65 mm.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


