Aksident trafiku në Livoq të Epërmë, drejtuesi i motoçikletës dërgohet për tretman në Emergjencë
Gjilan – Në fshatin Livoq të Gjilanit raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një vetureje civile dhe një motoçiklete (skuter).
Si pasoj e aksidentit drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri i tij pësojnë lëndime trupore dhe dërgohen për tretman mjekësor në Emergjencën e Gjilanit dhe pas pranimit të tretmanit drejtuesi i motoçikletës dërgohet QKUK – Prishtine për tretman te mëtutjeshëm ndërsa pasagjeri lirohet njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


