Në Debëllde ndalohet kosovari që po kontrabandonte mallra nga Maqedonia
Viti – Në fshatin Dëbëllde të Vitisë raportohet se njësitet policore kanë ndalur një automjet me targa vendore që e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe pas kontrollit është vërejtur se në automjet janë 70 bidon 12.5 litërsh me vaj motorik të cilët nga Maqedonia Veriore i ka futur në Republikën e Kosovës përmes rrugëve dytësore, duke iu shmangur kontrollës së rregullt kufitare.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që automjeti dhe vaji të konfiskohen. Rasti vazhdon të hetohet njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


