Arrestohen dy të dyshuar për një rast “shkaktim i rrezikut te përgjithshëm”
Gjilan – Me datën 24 tetor 2020 rreth orës 22.17 në stacionin policor në Gjilan ishte paraqitur rasti “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm ” i ndodhur në fshatin Bresalc.
Persona të panjohur kishin ndezur me benzinë veturën e llojit Golf III, ngjyrë e kaltër me targa 06 pronë e ankuesit po nga ky fshat.
Pas një pune hetimore operative mirë të organizuar njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit me 31 Tetor 2020 kanë arrestuar të dyshuarit B. S.(1983) si i dyshuari kryesor i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjetur prova të qëndrueshme se ai e ka kryer këtë vepër në tersi, i ndihmuar nga i dyshuari tjetër E.K., (1998). Të dyshuarit me vendim të prokurorit ndalohen në mbajtje për 48 orë në qendrën e ndalimit.
Për momentin motivet e këtij rasti janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve stacioni Policor i Gjilanit njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

