FIDANISHTJA

Fërkimet në komuna, shenjë krize e koalicionit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

“Është në interesin e PDK-së ta prishë koalicionin me LDK-në dhe të shkojë në zgjedhje sa më parë. Por, Kadri Veseli, për dallim nga Hashim Thaçi, që e ka merak protagonizmin dhe i merr përsipër mbi vete edhe gjërat që nuk i bën vetë, bën që punët të shkojnë natyrshëm, duke bërë që të tjerët të marrin rolin e protagonistit, e ai apo partia e tij të marrin benefitin”, theksoi analisti Nexhmedin Spahiu

Acarimet e fundit të raporteve në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, në nivelin qendror dhe lokal, e veçmas pas prishjes së koalicionit në komunën e Pejës dhe situatën e tensionuar me plot kritika reciproke në Ferizaj analistët politikë po e shohin si një pikë kritike, e cila gjithsesi do të ndikojë edhe për futjen e shpejtë të virusit të përçarjes së madhe, për prishje të koalicionit edhe në nivelin qendror. Kjo situatë e re e krijuar, e cila e çon vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sipas opinionistëve, më së shumti i konvenon, për të mos thënë është edhe skenar i përgatitur nga vetë PDK-ja, së cilës i shkon më së tepërmi përshtati prishja e koalicionit në nivelin qendror dhe zgjedhjet e reja.

FIDANISHTJA

Këtë mendim e ndan analisti politik Nexhmedin Spahiu. “Natyrisht, është në interesin e PDK-së ta prishë koalicionin me LDK-në dhe të shkojë në zgjedhje sa më parë. Por, Kadri Veseli, për dallim nga Hashim Thaçi, që e ka merak protagonizmin dhe i merr përsipër mbi vete edhe gjërat që nuk i bën vetë, bën që punët të shkojnë natyrshëm, duke bërë që tjerët të marrin rolin e protagonistit, e ai apo partia e tij të marrin benefitin. Kështu në opinion do të dalë që LDK-ja po e prish koalicionin. Le të pyesim pra vallë a nuk i ka shkarkuar Gazmend Muhaxheri drejtorët e PDK-së?, por përfituese e këtyre veprimeve do të jetë PDK-ja”, tha analisti Spahiu. Dalja e Qeverisë nga kontrolli kryeministror Spahiu theksoi se nuk ka asnjë gjasë që të pritet nga dikush që një ditë të dalë në konferencë për medie Kadri Veseli dhe të kumtojë se po prishet koalicioni me LDK-në, sepse LDK-ja do të vetë- dorëzohet. “Thjesht, ai do të jetë i durueshëm derisa të jetë evidente se Isa Mustafa nuk e mban dot Qeverinë.

Ta shikojmë ta zëmë punën e ministrit të Jashtëm. Kadriu e ka thënë publikisht se Enver Hoxhaj do të jetë ministër i Jashtëm, për t’u bërë edhe më serioz në këtë punë Enverin e ka bërë zëvendëskryetar të partisë, por Kadriu nuk i thotë dy herë Isës hajde emëroje ministrin e Jashtëm çfarë po pret. Nesër, pasnesër mund të japë dorëheqje ndonjë ministër i PDK-se për ndonjë arsye, pastaj ndonjë tjetër, derisa Isa t’i çojë vetë duart nga pamundësia e drejtimit të Qeverisë”, tha Spahiu për “Kosova Sot”. Edhe analisti Adlum Ramadani konsideron se qëndrueshmëria e koalicionit qeverisës është thuajse në pikën më kritike që nga marrja e përbashkët e timonit për të udhëhequr.”Këto lëvizje mes grupeve të caktuara, të cilat nuk janë të pakta në numër, jo vetëm se po e dëmtojnë koalicionin, por njëkohë- sisht janë duke ia shkurtuar jetëgjatësinë bashkëqeverisjes”, tha Ramadani. Sipas tij, nëse analizojmë ndryshimet e fundit brendapartiake dhe deklarimet publike të zyrtarëve politikë të koalicionit PDK-LDK, atëherë mund të arrijmë në përfundim se kjo bashkëqeverisje fundin e saj do ta shohë më së largu tek pranvera e 2017-s. “Ambienti politik përbrenda subjekteve të lartcekura ka filluar që gradualisht të shpërfaqë në skenë edhe demokracinë e brishtë të tyre, e cila është duke ushqyer interesat klienteliste përbrenda dhe jashtë subjektit”, theksoi Ramadani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.