HW

Mot i nxehtë sot, temperaturat pritet të arrijnë 31 gradë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, stabil dhe me vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe minimalja parashihet rreth 12 gradë Celsius kurse maksimalja parashihet të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Do të fryjnë erëra drejtimesh të ndryshme të lehta deri mesatare.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror. Rrallë në disa zona kryesisht malore mund të ketë zhvillime të vranësira dhe ndonjë rrebesh i izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

E diela po ashtu do të jetë mjaft e nxehtë, por njëkohësisht jo-stabile orëve të pasdites eventualisht edhe orëve të mbrëmjes.

Fundamenti

Pra, pas një paraditeje dhe mesdite të nxeht dhe me diell, pasdite do të vjen deri te zhvillimi i vranësirave konvektive dhe si pasojë pritet të fillojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive dhe breshër, por kjo do të ndodhë vetëm në disa rajone, pra jo në të gjitha viset.

Rrebeshe dhe zhvillime të shtrëngatave të izoluara priten në pjesë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe disa vise kontinentale të Shqipërisë.

Edhe fillimi i javës së re pritet të jetë me atmosferë jo-stabile dhe stuhi lokale orëve të pasdites./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.