Milionat u shpenzuan për thithje të investimeve, askush nuk dha llogari
Investimet e huaja në Kosovë kanë rënë nga viti në vit dhe, megjithëse janë shpenzuar miliona euro për promovime, askush nuk ka dhënë përgjegjësi se si u shpenzua paraja publike, ndërkohë që investimet nuk duken në horizont. As vitet e pavarë- sisë së Republikës së Kosovës nuk e ndryshuan gjendjen.
Nokaj: Për mungesën e investimeve të huaja janë fajtore edhe ambasadat tona.
Investimet e huaja në Kosovë kanë rënë nga viti në vit dhe, megjithëse janë shpenzuar miliona euro për promovime, askush nuk ka dhënë përgjegjësi se si u shpenzua paraja publike, ndërkohë që investimet nuk duken në horizont. As vitet e pavarë- sisë së Republikës së Kosovës nuk e ndryshuan gjendjen. Institucionet mbajtën një sërë konferencash jashtë vendit ku shpenzuan miliona pa pasur ndonjë efekt në sensin praktik.
Sipas analistëve të ekonomisë, një pjesë të fajit në këtë drejtim e kanë edhe ambasadat kosovare dhe përfaqësitë e tjera diplomatike dhe konsullore të vendit tonë në tërë botën që dështuan për të joshur investitorët e mëdhenj. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ia lë fajin e mosthithjes së investimeve të huaja edhe mungesës së sundimit të ligjit në Kosovë.”Kriza financiare në shumë vende të Evropës domosdoshmërisht i ka pasur efektet edhe në rënien e investimeve të huaja direkte në Kosovë. Realisht, kjo është arsyeja kryesore e rënies së investimeve.
Arsyeja tjetër është edhe dështimi i institucioneve të Kosovës për të ofruar diçka konkrete për investitorët e huaj”, ka theksuar ai.
Shton tutje se Kosova me një ekonomi të pazhvilluar ka nevojë për investime të shumta direkte dhe mungesa e këtyre investime pamundëson përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend. Duhen taksa të ulëta dhe eliminim i korrupsionit Deputeti opozitarë i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën) thotë për gazetën se investimet e huaja në Kosovë kanë filluar që të shënojnë një rënie graduale nga viti 2007 e deri më 2014, por edhe me një ngecje të madhe të zhvillimit ekonomik. ” Prej atij viti e deri më sot, investimet e huaja kanë shënuar rënie të vazhdueshme. Pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Qeveria e ekzaltuar duket se e kishte harruar fare zhvillimin ekonomik, e sidomos krijimin e kushteve për thithjen e investimeve të huaja”, shprehet Hoti.
Ai thotë se duket se Qeveria e harroi se një shtet i pavarur ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për sundim të ligjit, për taksa të ulëta, për eliminim të korrupsionit dhe për administratë profesionale dhe efikase. “Të gjitha këto parakushte shkuan në drejtimin e kundërt, duke e përkeqësuar edhe më shumë klimën e të bërit biznes”. Hoti shprehet se mungon llogaridhënia e krerëve të institucioneve në Kosovës dhe e zyrtarëve dhe përgjegjësve të Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja, të cilët dështuan për të sjellë investitorë edhe pas shpenzimit të shumave të mëdha të parave për promovime.
Ai thotë se për këto dështime askush nuk dha dorëheqje e as nuk u shkarkua. ” Një pjesë e fajit është edhe e ambasadave tona nëpër botë, por ajo më kryesorja është edhe mungesa diplomacisë ekonomike nëpër botë, përkatësisht numri shumë i vogël dhe simbolik i atasheve ekonomikë nëpër ambasadat tona, shifër kjo që duhet rritur urgjentisht”, është shprehur ai. Me gjithë pyetjet e drejtuara me shkrim në adresë të zyrtarëve të MPJ-së rreth kësaj çështjeje, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare./kosova sot/


