Uji Dea

Prokuroria ndjek ndotësit e degradimit dhe shkatërrimit të ambientit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Dy (2) persona janë ndaluar pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe një (1) person është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”.

Uji Dea

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe ‘’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’’ dhe një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i ambientit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.