Arrestime në Gjilan, konfiskohet substancë narkotike
Gjilan – Në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar dy qese plastikë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, me peshë prej 3.7 gram si dhe një grinder.
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Edhe në rrugën “Avdulla Tahiri” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një grinder ndërsa gjatë kontrollit të veturës në të cilën ishte si pasagjer janë gjetur dy grinder, një shufër, një celular, dhe dy paketime me rrizlla.
Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


