ARKATANA

Konjufca: Hoti të jap dorëheqje, t’ia lëshoj rrugën popullit që të vendosë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti me dorëheqjen e tij tani do t’i ndihmonte më së shumti vendit, duke shtuar se do të lirohej rruga që populli edhe njëherë të vendoste për Qeverinë.

Konjufca këtë e tha gjatë konferencës për medie, ku foli edhe për të zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku LVV kishte dalë e para në këto zgjedhje.

Ai tha se në botën demokratike vullneti i lirë i popullit nuk mund të vidhet.

“Avdullah Hoti mendoj se e ka një shanc të shkëlqyeshme me i ndihmu popullit të Kosovës. Me dhanë dorëheqje, me ia lëshu rrugën popullit me vendos. Në botën demokratike, vullneti i lirë që shprehet në zgjedhje nuk mundet me u vjedh. Në çdo vend demokratik të botës, kur prishet partneriteti, verdikti i kthehet popullit. Jo me manipulime me ndërtu një Qeveri tjetër e ata që e kanë zhvatur popullin, me i qit në pozitë. Kërkesa jonë është e qartë e është edhe i qytetarëve, kërkesa jonë është që t’i jepen një mundësi edhe njëherë popullit që të vendos. Populli i mundësoi ndryshimet por politikanet e papërgjegjshëm i pamundësuan ato”, tha Konjufca, raporton Telegrafi.

UBT

Po ashtu gjatë konferencës, ai foli edhe për emërimin e Enis Qerkës në pozitën e këshilltarit të ministrit të Drejtësisë.

Ai tha se emërimet e tilla tregojnë që për personat që kanë probleme me drejtësinë nuk është problem të marrin pozita në Qeverinë Hoti.

“Si rezultat i keqqeverisjes së Qeverisë Hoti, është kthimi prapa i vendimeve të Qeverisë Kurti, i vendimeve të mira, si ato të bordeve. Ku tash po vazhdojnë kompromise të një pas njëshme me PDK, AAK-në e Nismën, ku po bëhen emërime në pozita, duke filluar prej komandant Ftyrës, e deri te ky i fundit që u kap me 113 kilogramë drogë, të gjitha këto tregojnë që njerëz që kanë probleme të mëdha me drejtësinë nuk kanë problem të marrin pozita publike në Qeverinë Hoti”, tha Konjufca. /Telegrafi/