Fundamenti

Nuk ndalet dhuna fizike në familje, prangosen dy të dyshuar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore) nën dyshimin se, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nipit. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe dërguar në raportin e psikiatrisë, nën mbikëqyrjen e policisë.

Gjithashtu në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare me të cilën ishte ndarë.

Uji Dea

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/