United Hospital

Promemorie për Ukshin Hotin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lisen Bashkurti – Këto ditë populli i Kosovës ka shpallë “Javën e Ukshin Hotit”. Një promemorie e merituar për një njëri të përmasave të jashtëzakonshme të së shkuarës, të sotmes dhe të ardhmes së Kombit Shqiptar.

Në kujtesën e popullit shqiptar, Ukshin Hoti ngrihet gjithnjë e më shumë si një profil i lartë dhe i trazuar, plot virtyte të ndritshme, me një mendje intelektuale brilante dhe me veprimtari të paepur qytetare dhe patriotike.

Me jetën ë tij dramatike, Ukshin Hoti na krijon ndjesinë e atij personaliteti të lartë, që jeton mes nesh dhe njëkohësisht na mungon, që na dhemb në shpirt e njëherazi na frymëzon, që na brengos me dilemat e qenies e mosqenies së tij e në të njëjtën kohë na ndrin më vizionet e ideve të tij.

Ukshin Hoti është filozofi politik më modern në shkencat tona bashkëkohorë. Në veprën e tij filozofike Ukshin Hoti hedh themelet ë filozofisë politikë bashkëkohorë me një thellësi mendimi, pasuri metodologjie dhe zhdërvjelltësi stilistike unike.

Ukshin Hoti është njohësi më i thellë dhe më i avancuar i të drejtës ndërkombëtarë publike në hapësirat shqiptare. Në studimet e tij Ai gërshetonte filozofinë politike bashkëkohore me kulturën e gjerë juridike ndërkombëtare, duke na dhënë analiza dhe prognoza vizionare e të ndritura për të ardhmen politike të Kombit Shqiptar.

Ukshin Hoti ishte intelektuali i pakompromis me të keqën. Ai qëndronte mbi urën e psherëtimave të disa krijuesve bashkëkohës të tij, ngrihej mbi arratisjet në mitologji të disa shkrimtarëve të tjerë shqiptarë, lartësohej mbi filozofët materialistë vulgarë dhe dogmatikë të qarqeve politike dhe akademike, ballafaqohej me argumente të padiskutueshme me hienat e “bashkim-vëllazërimit” në Kosovë e jashtë saj.

UBT

Ukshin Hoti është veprimtar dhe lider politik i rrallë në historinë politikë të popullit shqiptar. I zgjuar, i mprehtë, krenar, orator, karizmatik-Ukshin Hoti la gjurmë të pashlyera tek kushdo që pati rastin ta takonte, ta njihte dhe ta dëgjonte.

Jehona e fjalës, tonit, emocionit të Ukshin Hotit është kumbuese edhe në ditët tona. Dhe e tillë do mbetet përjetë.

Në Jugosllavinë e AVNOJ-it, Ukshin Hoti ishte i burgosur gjatë gjithë jetës së tij të lirë, por do mbetej i lirë gjatë gjithë jetës së tij të burgosur. Në veprën e tij për jetën prapa hekurave, Ukshin Hoti i thyen barrierat e burgut. Ai rrëfen që vetëm trupi i tij mund të ndalohet prapa hekurave.

Ndërsa mendimi i tij nuk mund të prangosej. Mendimi filozofik, politik e patriotik i Ukshin Hotit do të mbetej lumturisht i lirë.

Ukshin Hoti është jeta tipike tragjike e humanistit, iluministit dhe atdhetarit shqiptar. Ai rron midis qenies dhe mosqenies, midis dukjes dhe zhdukjes, midis dhimbjes dhe shpresës, midis të kaluarës e të ardhmes. Ukshin Hoti lindi që të mbetej përherë i tillë midis nesh.

Ai është e kaluara e gjallë, e bartur në projektin madhor të ardhmërisë së Kombit Shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.